HomeShowbiz

Divorci Kim-Kanye detyron West t’ia marrë gjithë dhuratat dhe t’i shesë

Divorci përfundimtar u kërkua nga Kim Kardashian, por kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West, i cili nga mërzitja ia ka marrë gjithë dhuratat që i ka bërë gjatë jetës.

Sipas mediave të huaja, Kanye nuk është mjaftuar me kaq dhe i ka çuar ato në dy nga argjendaritë më të shtrenja, për t’i shitur. Jo se ka nevojë për para, por ai kërkon të fshijë çdo kujtim me të.

Tani mund ta imagjinoni se sa bizhuteri me vlerë duhet të jenë?

Nga ana tjetër Kim nuk duket të jetë mërzitur në lidhje me këtë fakt dhe është fotografuar nga paparacët teksa darkonte me mikeshat e saj.

Detaje të ndarjes së çiftit do të shfaqen në “Keeping up with the Kardashians”. Kështu që telenovela vazhdon…


TË NGJASHME