HomeModa

Dizajni mahnitës i thonjve për vjeshtën 2019

Jo gjithçka që mund të jetë trendi i momentit na pëlqen ose shkon me stilin tonë, por për diçka jemi të sigurtë.

Kur vjen puna tek thonjtë, asnjëherë s’kemi mjaftueshëm ide për dizajnin e radhës. Thonjtë e vjeshtës do t’i adhuroni sepse s’mund të ndodhë ndryshe.

Thamë që french-i, është kryefjala e kësaj periudhe, por shikoni pak sa interesant mund të bëhet.

Nëse jeni të dhënë pas thonjve të bardhë, ky duhet të jetë dizajni i radhës. Asnjë formë nuk i shkon më tepër kësaj ngjyre sa ky në foto.

Arti në thonj s’duket ndryshe! Duart do të duken elegante dhe bëhuni që gjithë sytë të jenë tek duart tuaja.

Nëse jeni tek ngjyrat e forta, urdhëroni!

Baza e thjeshtë, motivet florale!

Kombinimi bardh e zi nuk është kurrë i gabuar!


TË NGJASHME