HomeShowbiz

Djalë apo vajzë? Sara Hoxha zbulon gjininë e fëmijës

Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të dytë dhe lajmin e lumtur Sara e ka ndarë me të gjithë pak ditë më parë në Instagram.

Ajo nuk ka preferuar të japë asnjë detaj tjetër, ndonëse ka postuar disa foto me barkun e rrumbullakosur. Sot Ledioni feston ditëlindjen dhe Sara zbuloi disa detaje të tjera të ëmbla.

Njëri prej tyre është se në këtë ditë nuk festojnë vetëm ditëlindjen e Ledionit, por edhe përvjetorin e njohjes së tyre. Po ashtu, një lajm tjetër i rëndësishëm është edhe gjinia e bebushit që Sara sapo e zbuloi dhe është djalë!

“Vite më parë për ditëlindjen e tij u njoha me shpirtin tim binjak. Nuk ka bashkëshort dhe baba më të mirë që mund të doja për dy djemtë tanë!

Të dua!

P.S. Edhe pse nuk je në mediat sociale, e di që kontrollon postimet për mua në 24 orët e fundit çdo ditë!”, – shkruan Sara.





TË NGJASHME