HomeLajmi i Fundit

Djali i drejtorit në Lezhë u kap me drogë dhe kundërshtoi policinë

Dy ditë më parë përfundoi në prangat e policisë së Lezhës një 22 vjeçar, duke transportuar lëndë narkotike. Policia sqaronte se operacioni i organizuar “Kreshta 2”, çoi në pranga të riun Xh. F, në automjetin tip “Benz” të të cilit u gjetën 2.3 kg kanabis.

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një qytetari dixhital konfirmon se i riu Xh.F, është djali i Bardhok Frrokut, drejtor rajonal në Lezhë. Sipas qytetarit, droga është kultivuar nga zona e Kashnjetit.

Në rrjetet sociale, i riu ka vënë se punon si “spaqator” (spacciatori-italisht) që do të shpërndarës droge.

Postimi i Berishës:

Djali i drejtorit transportonte droge. Thuhen vetem inicialet, mbahen sekret lidhjet me pushtetin.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr doja te ju informoj se Kapet me kanabis në makinë djali i një nga drejtoret e rendesishem të Rilindjes në Lezhë. Eshte kapur me janabis personi me inicialet Xh.F, 22 vjeç, djali Bardhok Frrokut drejtor rajonal në Lezhë. Theksojme se Bardhok Frroku ka dhe të i shoqen të emëruar në një pozicion të rendesishem në degen e Thesarit po në Lezhë.

Klanet e rilindjes në Lezhë janë në luftë me njeri tjetrin për kapjen e sa me shumë pushtet dhe zona të mbjelljes se droges dhe kanë filluar të dekonspirojne njeri tjetrin. Droga vjen nga zona e Kashnjetit ku nga burime të sigurta janë të implikuar edhe shumë pushtetar të tjere të rendesishem të rilindjes.

Njoftimi i policisë së Lezhës dy ditë më parë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “Kreshta 2”.

Transportonte lëndë narkotike, kundërshtoi punonjësit e Policisë për t’iu shmangur kontrollit, por u vu në pranga.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa në një automjet.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në bashkëpunim me qytetaret, ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Kreshta 2”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”, Lezhë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Në momentin e ndalimit, drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit, por është neutralizuar dhe Policia ka kryer kontrollin e automjetit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sendiljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 2.3 kg, e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduarale, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Xh. F., 22 vjeç, banues në Lezhë, si autor të veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

sss