HomePolitikë

Djali i Olldashit krah Bashës, kreu i PD-së: Nderon babain e tij

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha gjatë takimit me studentët e organizatës studentore të Partisë Popullore Europiane ka përmendur të ndjerin Sokol Oldashi. Pjesëmarrës ishte edhe i biri i tij, Glauku, të cilin Basha e përshëndeti në mënyrë të veçantë duke i vlerësuar kontributin. Basha tha se i ati i Glaukut, Sokol Olldashi kishte qenë një mik dhe bashkëpunëtor i shquar i tij.

Studentë të universiteteve shqiptare të mbështetur nga miq, shok të tyre shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, njëri prej tyre Glauk Olldashi që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes dhe t’i uroj mirëseardhjen sot në këtë bashkëbisedim dhe natyrisht merita e tij është sepse që ditën e parë ka qenë në krah të studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane por natyrisht nderon edhe trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të FRPD, një miku dhe bashkëpunëtori të shquar timin, një nga liderët e PD-së të ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, zotit Sokol Olldashi. “, tha Basha.


TË NGJASHME