HomeShowbiz

“Djali i parë që fus në shtëpi”/ Puthje dhe joshje në takimin e Mikelës dhe Erjonit (Foto)

Mikela e shfaqi hapur pëlqimin që ka për Erjonin, në takimin e radhës që pati me të. Ajo zgjodhi që për të pasur më shumë afrimitet dhe për t’u ndjerë më rehat,  të qëndronin në shtëpinë e saj ku dhe gatoi byrek. Më pas kaluan disa çaste shumë pranë njëri-tjetrit në ballkon. Nuk munguan puthjet dhe përqafimet, por Mikela u rezervua për puthjen në buzë.

Erjoni u prit mirë edhe nga qeni i Mikelës, që u tregua miqësor me të. Që në fillim, konkurrentja ka folur për marrëdhënien e ngushtë me qenin dhe dëshirën që ai të pëlqejë dhe partnerin që ajo do të zgjedhë.

Në studio, ajo pranoi se kishte emocione, kjo dhe për faktit se ishte hera e parë që fuste në zonën e saj të komfortit dhe privatësisë një djal. Ata thanë se ende nuk mund të deklarohen për njëri-tjetrin. Erjoni u shpreh se do të ketë një takim edhe me Ritvanën, për të cilën ka pëlqim.

Nuk dua të dal që këtu dhe të më ngelë peng kjo gjë”, deklaroi ai.

Edhe Mikela tha se do edhe pak kohë që të bindet, ndërsa nënkuptoi se fakti që Erjoni pëlqen Ritvanën e step.


TË NGJASHME