HomeShowbiz

Djali i Pirro Çakos në hapat e babait

Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos po ndjek hapat e prindërve të tij, por duke eksperimentuar me një rrymë tjetër në muzikë, atë elektronike.

Anthony do të publikojë sot këngën e tij të parë të quajtur “Alive”.


I pyetur nga ndjekësit lidhur me detajet e këngës, ai ka treguar se për titullin e këngës është nisur nga një eksperiencë personale.

“Ka një histori për të qeshur rreth këtij emri. Nuk kisha asnjë titull për këngën dhe unë me përfaqësuesit e shtëpisë diskografike udhëtuam jashtë Parisit për të regjistruar videon. Kur u kthyem nga udhëtimi, avioni për pak u përplas, kështu që vendosëm ta quanim këngën ‘Alive’ (gjallë)”, shkroi ai.


TË NGJASHME