HomeLajme

Djali qëllon me thikë babain gjatë mbledhjes me video në aplikacionin Zoom

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në New York.
Një 72-vjeçar është qëlluar me thikë nga djali i tij gjatë një bisede me video në aplikacionin Zoom.

Dwight Powers u sulmua nga djali i tij 32-vjeçar, Thomas Scully-Powers, i cili më pas u hodh nga një dritare dhe iku në fshatin Amityville, të Long Island.
Ai u kap pas një ore pasi pjesëmarrësit e tjerë në bisedë kishin njoftuar policinë. Motivi i sulmit nuk është ende i qartë.

Z. Scully-Powers u akuzua më vonë për vrasje të shkallës së dytë.

Nuk është e qartë se çfarë lloj takimi po zhvillohej në Zoom mirëpo pjesë e saj ishin 20 persona të cilët u bënë dëshmitarë të ngjarjes.


TË NGJASHME