Lajme Lifestyle Shëndeti

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë

Të gjithëve na pëlqen kur dëgjojmë se gjërat që na pëlqejnë më së shumti janë të mira për shëndetin tonë.

Sidoqoftë, shkencëtarët kanë zbuluar se spermidina, një përbërës që gjendet me bollëk në disa lloje të djathërave, mund t’jua zgjatë jetën.

Ndër tjerash, ky përbërës magjik mund ta parandalojë kancerin dhe fibrozën e mëlçisë.

Shkencëtarët i kanë zbuluar efektet pozitive të kësaj substance duke i ushqyer kafshët laboratorike me suplemente të spermidinës.

Disa prej kafshëve kishin arritur të jetonin deri në 25% më gjatë sesa që është jetëgjatësia mesatare e species së tyre.

Rritja  e jetëgjatësisë kishte ndodhur vetëm te kafshët që ishin ushqyer me spermidinë gjatë tërë jetës së tyre.

Kur hulumtuesit i kishin ushqyer kafshët me këtë përbërës në vitet e vonshme të jetës, jetëgjatësia e tyre ishte rritur për vetëm rreth 10%.

Përveç këtij studimi, edhe studimet e mëhershme kanë treguar se djathi është i shëndetshëm pasi që e shpejton metabolizmin, është i mirë për eshtrat deh dhëmbët, ju ndihmon të shtoni masë muskulore dhe jua mbron zemrën.

Related posts

Universitetet, Rama: Jo më nxënës me mesatare nën 6

Xhensila Gotanews

Thyhen rekordet, qershori ishte muaji më i nxehtë

Mila

Mori fund pa u bërë publike! Ndahet një tjetër çift i famshëm shqiptar

Maria news
Na Kontaktoni!