HomeShowbiz

Dje u nda nga jeta! Publikohet letra e fundit që ‘Salome’ i la vajzës

Aktorja meksikane Edith Gonzalez u nda nga jeta ditën e djeshme pas një beteje të gjatë me kancerin. Ajo ishte një prej aktoreve më të mira latine, ku numëron një sërë rolesh të rëndësishme.

Në media ka qarkulluar një letër, që ajo i ka shkruar së bijës, teksa i shpreh gjithë ndjenjat dhe një mësim të vlefshëm për jetën.

Letra e aktores:

‘Një ditë më lajmërove për ardhjen tënde, duke dominar trupin tim, duke e transformuar. Pa ndjenja false ndjeva rritjen tënde. Ardhja jote ishte e fortë, delikate, e shumëpritur, e bukur.

Ti më bëre nënë. Unë munda të mbaja në krahët e mi një qënie që më zgjoi thellësisht ndjenjat e mëmësisë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund të jenë një guidë në detin e gjerë që është jeta.

Ky det që kaq shumë e do dhe në të cilën të është dashur të përballesh me valë të ka bërë të dalësh dhe më inteligjente. Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë por është e bukur. Ti ke një zemër të madhe, inteligjencë dhe shpirt bujar. Jam aq e plotësuar me ty, aq krenare kur shikoj si rritesh dhe kthehesh në guximtare dhe krijon një identitet tëndin të adhurueshëm, të gjallë, të fortë dhe të përkushtuar.

Costanza, Constanza ime, vogëlushja ime, e dlira ime, qielli im, zemra ime, gjithçka e imja. Gjithçka është e jotja  kur vendos të rritesh si valët, të dominosh horizontin, të sfidosh pushtetin e ujit, për të realizuar të gjitha dëshirat e tua.

Je vajza ime e bukur, vetëm të them faleminderit që më dhe mundësinë të jem nëna jote, të shikoj ëndrrat e tua dhe të shikoj tek ty mrekullinë e jetës. Gjithmonë do të jemi të kapura përdore, pasi në fund të gjithë jemi pluhuri i yjeve. Gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe’.

Këtë vit Constanza kishte dashur të organizonte një festë të madhe me familjen e saj me rastin e 15 vjetorit, por këtë herë do të jetë pa pasur në krah nënën e saj.


TË NGJASHME