HomePolitikë

Djegia e mandateve nga opozita, mblidhet kryesia e PS

Është mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne kryesia e Partisë Socialiste.

Kjo është një mbledhje e radhës, por në fokus të saj pritet të diskutohet qëndrimi që do të mbajë mazhoranca pas djegies në bllok të mandatevedeputetëve nga opozita.

Deri tani mazhoranca është shprehur e vendosur për të vijuar më tej, pavarësisht kërkesave të opozitës për qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme.

Të tjera vendime që pritet të merren kanë të bëjnë me përgatitjet për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.


TË NGJASHME