HomePolitikë

Djegia e mandateve/ Petro Koçi: Urdhrin e dha Berisha

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i ftuar në emisionin “Arena” tha se shumica e deputetëve të opozitës, ashtu si kreu i PAA-së Agron Duka ishin kundër djegies së mandateve, por ata zbatuan urdhrin e ish-kryeministri Berisha.

Shumica e deputetëve kanë qenë si puna jote, nuk kanë dashur të dalin nga Parlamenti. Urdhrin dhe idenë e ka dhënë zoti Berisha dhe të tjerët e kanë zbatuar dhe është sindroma e tradhtisë në këtë vend që i komprometon që nga i pari i vendit deri tek i fundit”, tha Koçi.

Ndërkohë Duka ju përgjigj duke thënë se “drejtësia e pavarur është njësoj e frikshme si për mazhorancën edhe për opozitën”, në tentativë për të hedhur poshtë tezën e qeverisë se opozita ndërmori aktin ekstrem se ka frikë reformën në drejtësi.


TË NGJASHME