HomeLajme

Djemtë bëjnë për spital studentët që mbrojtën shoqet, detajet e sherrit

Zbardhet sherri i dhunshëm mes disa djemve tek Qyteti Studenti, pas konfliktit të ndodhur në auditoret e Fakultetit Ekonomik, në orën e mësimit.

Sipas studentëve të fakultetit, ditën e djeshme, e hënë, dy djem të paidentifikuar ende, kanë hyrë në një orë mësimi që po zhvillonte grupi F 313. Pedagogia që po jepte leksion në ato momente, duke mos i njohur që nuk ishin studentë të grupit, i ka pranuar në mësim.

Por këta të fundit kanë nisur të ngacmojnë disa nga vajzat e kursit. Mësohet se studentet e ekonomikut u kanë dalë në mbrojtje, duke u përfshirë fillimisht në konflikt verbal me të rinjtë që nuk ishin pjesë e fakultetit Ekonomik.

Pas këtij incidenti mësohet se sherri ka vijuar dhe jashtë auditorëve. Të rinjtë që ngacmuan studentet e ekonomikut kanë pritur djemtë jashtë ambienteve të Fakultetit, duke u konfrontuar fizikisht. Sherri i dhunshëm ka nisur në Sheshin Demokracia të Qytetit Studenti.

Dy agresorët mësohet se kishin mbledhur edhe disa djem të tjerë dhe i kanë goditur në pabesi studentët që mbrojtën shoqet e klasës.

Sherri ka ndodhur për motive banale, por jo brenda ambientit te Godinës së Fakultetit.

Mësohet se disa djem janë në spitalin Ushtarak ku po marrin mjekim për plagët që i janë shkaktuar.


TË NGJASHME