Botë

Djemtë janë mirë, por ka një problem. Mund të qëndrojnë me muaj në shpellë për këtë arsye

12 djem dhe trajneri i ekipit të futbollit për të rinj të cilët ishin të bllokuar në një shpellë në Tajlandë janë gjallë, shëndoshë e mirë por duhet të mësojnë se si të zhyten, ose të presin deri në katër muaj sa të ulet niveli i ujit që të shpëtojnë.  Këtë deklarojnë ekipi i shpëtimit që kanë shkuar në vendngjarje dhe gjetën ekipin, ndërkohë që ata ishin të zhdukur prej nëntë ditësh, e ndërsa mbrëmë u gjendën. Ekipi i shpëtimit po mundohet që tu dërgojë ushqime dhe ujë për të mbijetuar, madje u bë përpjekje për të instaluar linja telefonike brenda shpellës, që djemtë të flasin me prindërit e tyre

Grupi u gjet nga dy polumbarë britanikë të cilët prej ditësh kishin  filluar kërkimet. Fotot tregojnë momente të ekipit brenda shpellës, e ndërkohë që thuhet se janë të uritur. Fëmijët pyesin shpesh se kur do mund të dalin nga shpella, por polumbarët iu thonë se duhet të presin pak. Djemtë, të moshës 11 deri 16 vjeç, dhe trajneri i tyre 25 vjeç u zhdukën që më 23 qershor. Besohet se ata hynë në shpellë në kohën kur ishte e thatë, e më pas u bllokuan pasi përmbytjet bënë që të mbushej me ujë./tiranapost.al

Related posts

Brexit pa marrëveshje, çfarë do të kërkojë Johnson

Klaudia gotanews

Belgjikë, dorëhiqet kryeministri

Mila

Vra dy fëmijët e saj, nëna monstër shokon në gjykatë

Mila
Na Kontaktoni!