HomeShowbiz

“Do e lë prezantimin”/ Çudit Arbana Osmani me postimin e fundit

Prej sumë vitesh në ekran, Arbana Osmani është kthyer në një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar dhe kjo padyshim i atribuohet edhe aftësive të saj profesionale. Mirëpo, moderatorja duket se ka gjetur një hobi të ri: montazhin!

Që pas përfundimit të Big Brother Vip, Arbanën, Eduartin dhe dy djemtë e saj i kemi parë të udhëtojnë në vende të ndryshme të botës dhe moderatorja ka vendosur të ‘mbledhë’ copëzat për t’i publikuar në një video të vetme.

Përkrah videos “reels”, Arbana ka shkruar:

“Unë që jam bërë profesioniste e Reels këto ditë. Do e lë prezantimin dhe do filloj montazhin shumë shpejt.”

Videoja është vërtet impresionuese, por besojmë që Arbana e ka me shaka punën e prezantimit… mbase jo, presim të shohim më shumë video të bukura prej saj.


TË NGJASHME