HomePolitikë

“Do hyjë në Kuvend pa asnjë cen”, paketa Anti-Shpifje Rama nuk tërhiqet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve, i cili miratoi në tërësi projektligjin për mediat online të ashtuquajturën ‘Anti-shpifje’.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Rama nuk tërhiqet nga ky projektligj, ndërsa thekson se ky hap vjen pas konsultave dhe përpunimeve prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE. Duke qëndruar në këtë linjë, kreu i qeverisë thekson se projektligji do të do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë. Mes të tjerash ai iu kthehet kundërsulmeve për “ERTV”, ndërsa shkruan se ajo është fjala e tij e drejtpërdrejtë.

“Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket! Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet. Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtëpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin”, -shkruan Rama.


TË NGJASHME