HomeSport

“Do jenë dy ndeshje të mëdha ndaj Kukësit”, Rama flet pas hedhjes së shortit

Partizani do të ketë një nisje sezonin, që do e vendosë jo pak në vështirësi. Në 18 gusht do të ndeshet me Kukësin për Superkupë, ndërsa java e parë e kampionatin e vë sërish kundër Kukësit, së Shpëtim Duros

Përpara mediave, pas hedhjes së shortit, ka folur Olsi Rama, drejtori i Partizanit.

Shorti? “Do e nisim më 18 ndaj Kukësit në Superkupë dhe më pas sërish do kemi Kukësin përballë. Ky është kampionati dhe do të bëjmë dy ndeshje të mëdha. Ky është shorti. Ne do të bëjmë ndeshjet tona. Kemi dy ndeshje jashtë fushe dhe shikoj ndeshjen e fundit i bie në Korçë”.

Skuadra? “Kemi shumë elemëntë cilësorë në ekip dhe skuadra është gati. Jemi përforcuar aty ku kishim mangësi. Pas Europës po bëjmë një minifazë për të kapur ritmin për kampionatin”.

Europa? “Në Europë, matëm forcën e ekipit pamë mangësitë edhe forcën e skuadrës, por nuk të ndihmon shumë për të programuar një kampionat sepse fazën përgatitore nuk ke kohën për tu përgatitur një kampionat të gjatë”.


TË NGJASHME