HomeLajme

Do jeni më produktivë nëse ndiqni këto tri këshilla

Nëse dikush punon me orar të zgjatur duhet ta dini se ai nuk është aspak produktiv. Produktiviteti arrihet kur në punohet më pak orë, organizohet diçka argëtuese dhe kur nuk ju bëhet t’i thoni “jo” diçkaje.
Pushimi është thelbësor dhe i domosdoshëm për rikthimin e energjisë mendore dhe fizike që e shpenzojmë në punë.
Ne ju tregojmë se si mund të bëheni më produktivë duke pushuar më shumë.

Filloni herët – shumë më herët punën.

Duke u zgjuar shumë herët dhe duke punuar në shtëpi, ju do të shënoni progres në projektet më të rëndësishme, pa u shpërqendruar nga rrjetet sociale, celulari dhe njëkohësisht duke krijuar hapësirë për pushim gjatë ditës.

Përqendrohuni, pushoni, përsëriteni

Mendjet e ndritura e ndajnë punën e vështirë nga pushimi gjatë ditës së tyre, duke lëvizur me shpejtësi nga njëra në tjetrën.
Duke punuar intensivisht për një orë apo dy orë, dhe pastaj duke pushuar për 20 minuta, ju do të jeni shumë më të palodhur dhe energjik, e gjithashtu do të jeni më të gatshëm të vazhdoni ditën.

Ecni…

Takimet duke ecur jua mundësojnë ta kombinoni punën me një pauzë të shëndetshme.
Ndiqni këto këshilla dhe do shkoni në punë më me energji.


TË NGJASHME