HomePolitikë

‘Do kemi surpriza të tjera’, për çfarë e ka fjalën Salianji?

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka dhënë një prononcim për mediat pasi ka dalë nga seanca gjyqësore për çështjen Babale. Salianji ka deklaruar se jo vetëm që nuk do të ndalet në denoncime lidhur me çështjen, por ka paralajmëruar edhe surpriza të reja.

Eshte nje proces i montuar, qytetarët e kanë dëgjuar me provat e prokurorisë. I kërkova të marrin nën arrest Alfred Nushin dhe Andon Markon. Prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin. Sot duheshin marrë të pandehur që nga dy drejtuesit e parë të policisë, një deputet i PS dhe prokurorët e krimeve të rënda, që dalin dhe me përgjime, do kemi surpriza të tjera, në tre muaj përgjime, në cdo skutë prokuroria nuk ka gjetur një kontakt timin me Alizotion, por të deputetëve të PS”, tha ai.


TË NGJASHME