HomePolitikë

“Do kenë lehtësi shqiptarët e moshuar që jetojnë jashtë”, Majko: E tepërt…

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko kritikoi sot opozitën në parlament lidhur me deklaratat për akti normativ “për tatimin mbi të ardhurat” dhe ndryshimin e bërë për shtetasit e huaj që duan të pajisen me pasaporta shqiptare.

“Kemi shqiptarë Shqipërie, por kemi edhe të tjerë, ai arbëresh që e adhurojnë faktin të kenë një pasaportë shqiptare, ne kemi ligjin e shtetësisë dhe me një ligj të tillë, të marrin shtetësinë ata shtetasit tanë në Italia dhe Greqi nuk kishin për ta marrë. Ne të tjerët u kërkojmë, dhe vetë i mbajmë sikur do bëhet nami, mos na vjen obobo. Ne do funksionojmë mbi bazën e standardeve. A bëhet për një karamele mbi votën e emigracionit? Kjo është e tepert!

Në qëndrimet e mia publike e kam thënë që vota e shtetasve jashtë vendit është qëndrim i përbashkët i klasës politike. Në 1 mars po pres me padurim që komiteti i tre palëve përfshirë edhe opozitën jashtë parlamentare të nis diskutimin për të drejtën e votës për këta shtetas. Që në fillim të 2018 kemi cuar relacion, pastaj krijuam grup ndërinstitucional në qeveri dhe depozituan qëndrimet tona, por pa kërkuar ndryshime kushtetuese, sepse nuk mund të merrnim përsipër për të bërë ndryshime.

Është e tepërt që ta konsiderojmë këtë histori sikur po bëjmë makinacion elektoral apo ekonomik për të ftuar ca shtetas të huaj që të vijnë këtu e të kalojnë pension mirë e bukur. Ne po u bëjmë gjest shtetasve tanë që nëse ktheheni  do ju presin disa lehtësira ekonomike, kaq, vetëm kaq”- u shpreh Majko.


TË NGJASHME