HomePolitikë

Do ketë dekret të tretë nëse Rama nuk hyn në zgjedhje? Ja si përgjigjet presidenti

Presidenti Ilir Meta anuloi para disa ditësh 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve lokale, ndërsa ditën e sotme njoftoi dhe shpalljen e datës së re, që është 13 Tetori, për t’ju dhënë mundësinë partive politike të jenë pjesëmarrëse. Nga ana tjetër kryeministri Rama e konsideroi këtë veprim një çmenduri të radhës nga presidenti. Por nëse Rama nuk merr pjesë në datën e re të zgjedhjeve që Meta ka dekretuar, do ketë një dekret të ri nga presidenti. Ja si përgjigjet ai:

Secili të marrë përgjegjësinë, unë e kam marrë përgjegjësinë para gjithë shqiptarëve dhe jam i gatshëm të përgjigjem për këtë akt para çdo gjykate shqiptare dhe ndërkombëtarë që ka juridiksion në vendin tonë përfshirë dhe gjykatën e Hagës, por është vendim i mrekullueshëm që shqiptarët të qetësohen, të reflektojnë edhe ne ta vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur në dhjeto të 90 se unë jam edhe i lëvizjes se dhjetorit dhe pata fatin historik të merrja pjesë në takimin me udhëheqësin e fundit Ramiz Alia, dhe mendonim se kishin pak shanse të ktheheshim në qytetin studentin dhe mund të përfundonin aty ku kishte përfunduar Pjetër Arbnori.

Sot ka nevojë për reflektim nga kryeministri. Edhe Ramizi në fillim të 91 e shtyu datën e zgjedhjeve por të krijuar mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhjet e para pluraliste në vend. Jemi 30 vjet pas dhe duhet të tregojmë se Shqipëria është në nivel tjetër.”


TË NGJASHME