HomePolitikë

Do ketë vëzhgues? Këshilli i Europës deklaratë për zgjedhjet e 30 Qershorit

Këshilli i Europës ka reaguar duke u dhënë kështu fund të gjitha aludimeve për prezencën e vëzhguesve në Shqipëri. Në një deklaratë, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës shprehet se OSBE / ODIHR, ka vendosur një mision vëzhgimi afatgjatë në Shqipëri për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”, shprehet zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.


TË NGJASHME