HomeUdhëtime

Do “rrëmbehesh” nga Shqipëria! Klosi: Spoti ia arriti qëllimit, Bejtja: Reklamë katundare!

Një ndër spotet për promovimin e turizmit në Shqipëri, ai i njohur si “Taken by Albania” ka sjellë përplasje mes ministrit të mjedisit Klosi dhe gazetarit Andi Bejtja.

Në emisionin Opinion, u vu në dukje se spoti në fjalë ka ngjallur një sërë reagimesh në median ndërkombëtare, ku ndër të tjera shumë prej tyre kanë vënë në dukje se lidhja e Shqipërisë me mesazhin e filmit “Taken” (ku shqiptarët paraqiten si kriminelë) është problematike.

Në lidhje me spotin, gazetari Bejtja tha se spoti duket disi “katunar”, ndërsa Klosi u kundërpërgjigj se reklama ia arriti qëllimit të saj.

Bejtja: Mirë ishte që debati të bëhej para se të bëhej spoti. Mua nuk më shqetëson shumë një film që ka për personazh një tropojan. Është pak spot katunar. Nuk ka pse më bën mua impresion një film e ta kthej këtë për një spot për turizmin. Mund të kishte ndodhur atë vit që doli filmi, se po ta kërkosh në google del filmi Taken e pastaj del spoti.

 Klosi: Super sukses, realisht arriti që ngjallet një kureshtje./Express


TË NGJASHME