HomeShowbiz

‘Do të bëja gjithçka në botë për ty’, Dafina dedikim prekës personit të zemrës

Dafina Zeqiri ka treguar gjithmonë lidhjen e ngushtë që ka me të afërmit e saj. Së fundmi këngëtarja ka bërë një urim shumë special për më të voglën prej tyre, Tringën, me të cilën e shohim të shfaqet më shpesh në rrjete sociale.

“Gëzuar ditëlindjen motër. Ti tashmë e di që je drita ime që ndriçon dhe do të bëja gjithçka në botë për ty dhe akoma më shumë! Të dua”, ka shkruar Dafina në postimin e saj.

Përveç Tringës, këngëtarja ka dhe një motër tjetër, Besa, e cila jeton në SHBA. Kujtojmë se vite më parë raporti mes motrave ishte mjaft i diskutuar në media për shkak të problemeve të tyre familjare, por Besa dhe Dafina kanë treguar se kanë një lidhje shumë të ngushtë.


TË NGJASHME