HomePolitikë

Do të mbahen zgjedhjet me 30 qershor? Ja çfarë thotë ambasadori i OSBE-së

Ambasadori i OSBE-së, në vendin tonë Bernd Borchardt në një prononcim për mediat komentoi vemdimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve. Ndërsa u pyet nëse do të ketë apo jo zgjedhje në 30 qershor, ai tha se u takon institucioneve shqiptare që të marrin një vendim për këtë.

“Institucionet shqiptare duhet të marrin një vendim për këtë. Janë pyetje të vështira dhe me pamje të ndryshme ligjore, dhe do ta shikojmë në vijimësi”.

Ndërsa për shkarkimin e Metës tha se “kjo është çështje e brendshme në Shqipëri, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese”.


TË NGJASHME