HomeShowbiz

Do të performojë në “Sunny Hill Festival”, Miley Cyrus bën gjestin e madh për Kosovën

“Sunny Hill Festival”, koncerti i shumë pritur që organizohet nga Dua Lipa dhe babai i saj, do të startojë ditën e sotme. Qëllimi kryesor i këtij koncerti është promovimi i Kosovës në sytë e botës.

Mesa duket këtë gjë po arrijnë ta bëjnë më së miri pasi këtë vit, janë konfirmuar artistë me famë botërore që do të marrin pjesë në këtë organizim.

Gashi, Calvin Harris dhe Miley Cyrus janë disa prej artistëve me famë ndërkombëtare që do të performojnë në këtë koncert.

Në konferencën për shtyp që mbajti në orën 11, Dua Lipa zbuloi se Miley ka vendosur të japë 25 mijë euro në mbështetje të fondacionit të “Sunny Hill”.

Ndër të tjera Dua Lipa zbuloi se shumë shpejt do të hapë edhe një akademi në mbështetje të talenteve të reja. Akademia do të mbajë emrin “ Sunny Hill Academy” dhe që tani ka nisur të marrë investimet e para.


TË NGJASHME