HomeShëndeti

“Do t’i vaksinojmë në gjumë”/ Presidenti u fut frikën qytetarëve me ultimatumin e tij

I njohur edhe më parë për dorën e tij të “hekurt”, kësaj radhe presidenti filipinas, Rogrido Duterte, me sa nuk duron më kur bëhet fjalë për vaksinimin. Presidenti i ka sugjeruar stafit mjekësor që të gjithë atyre që nuk duan t’u shkojnë në shtëpi dhe t’ua bëjnë teksa janë në gjumë.

Duterte tha:

“Unë e di se shumë janë ende në mëdyshje. Lë të hyjmë në shtëpitë e tyre dhe t’i vaksinojmë teksa flenë. Nëse ata nuk duan, mund t’i injektojmë vaksinën kur të bjerë nata.”

Ai shkoi më tej kur u shpreh se ishte i gatshëm që të merrte pjesë vet në atë që ai e quajti “imunizimi i natës”, megjithëse organet e shëndetësisë në Filipine vijojnë të shprehen se nuk është me detyrim.


TË NGJASHME