HomePolitikë

“Do u përzënë si hajdutë nga zyrat”, Mark Marku debaton me Maznikun

I ftuar në emisionin Opinion, deputeti demokrat i zgjedhur në Lezhë Mark Marku ka pasur debate të ashpra më Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë.

Marku e ka cilësuar fitoren e PS-së të blerë dhe jo vullnet të popullit, teksa ka hedhur akuza direkte duke i quajtur socilistët hajdutë.

I bindur se populli kishte zgjedhur PD-në me votë, deputeti Marku është shprehur se qeveria do nxirret nga zyrat prej revoltave popullore, ndërkohë që edhe Mazniku i ktheu përgjigje me të njëtin ton.

Debati në Opinion mes Mark Markut-Arbjan Maznikut:

Marku: Do t’u marrë populli do tu nxjerrë si lecka, si hajdutë nga zyrat. Do u përzërë populli si hajdutë nga zyrat se kështu e meritoni.

Mazniku: Populli ua dha verdiktin me votë.

Marku: Me votën që e bletë ju.

Mazniku: Në qoftë se keni një fije urtësi uluni dhe shikoni rezultatin.

Marku: Urtësi që të durojmë hajdutët. Urtësi që të durojmë vjedhjet tuaja.

Mazniku: Të kuptoni pse njerëzit ju dhanë atë vlerësim dhe atë përqindje. Shikoni brenda vetes tuaj!

Marku: Kjo është një fjali që e përsërisni të gjithë si papagaj, ndërkohë që vidhni, vidhni.

Mazniku: Nuk do t’ju besojnë njerëzit kurrë.

Marku: Edhe ju do ta shikoni sa të gjatë do e keni kohën e vjedhjes. Do ta shikoni se çfarë do merrni!


TË NGJASHME