HomeLajmi i Fundit

“Do vazhdojmë t’u përgjigjemi”, kryeministri izraelit deklaratë për konfliktin me palestinezët

Benjamin Netayahu, kryeministri izraelit, ka deklaruar se shteti i tij do të vijojë t’u përgjigjet me forcë sulmeve me raketa, duke bërë që konflikti në Gaza të hyjë në ditën e shtatë sot.

Nga raportimi i BBC, sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën tre palestinezë të dielën, sipas deklaratave të zyrtarëve shëndetësorë.

Në anën tjetër raportohet se militantët palestinezë qëlluan me raketa drejt qytetit Tel Aviv, duke bërë që njerëzit atje iknin drejt strehimoreve.

Ditën e djeshme presidenti amerikan Joe Biden telefonoi Netanyahun dhe presidentin e Palestinës në mënyrë që të gjente një zgjidhje për armëpushim, por asgjë nuk ka ndryshuar.

Nga sulmet e deritanishme janë vrarë të paktën 148 njerëz në Gaza, mes tyre 41 fëmijë.

Ndërsa Izraeli pretendon se ka 10 viktima nga pala e tyre, mes tyre 2 fëmijë.


TË NGJASHME