HomePolitikë

Do vinin në Kosovë, ushtarët anglezë përjashtohen nga NATO pas skandalit séksual

Një grup parashutistësh britanikë janë hequr nga dislokimi vjetor i NATO-së në Ballkan pasi janë shfaqur në një video duke kryer orgji në një kazermë ushtárake. Gjenerali Sir Patrick Sandres i ka dërguar një letër gjeneralëve dhe oficerëve komandues, ku shprehej se nuk ishte i gatshëm të rrezíkonte misionin apo reputacionin e ushtrísë britanike prandaj edhe ka marrë vendimin për pezullimin e tyre.

Këtë muaj u zbardh edhe skandali, ku 8 parashutistë nga Brigada 16 Sulmùse Ajrore shfaqeshin duke kryer orgji konsensuale me një grua civile në kazermat e Essex, ndërsa dhjetëra parashutistë të tjerë i shikonin.

Megjithëse polícia ushtárake vërtetoi se kjo vepër nuk konsiderohej krím, gjenerali Sandersa tha se një aktivitet i tillë mund të interpretohet si “denigrues për gratë” dhe se binte ndesh me vlerat dhe standartet e ushtrísë britanike, raportoi gazeta “Times”.

E njëjta gazetë raporton se gruaja ishte futur ilegalisht në kazermë plot 31 herë brenda 5 muajsh.

Dislokimi vjetor në Ballkan është për një stërvitje 10-ditore me aleatët e NATO-s, megjithëse trupat normalisht qëndrojnë për më shumë se një muaj. Më shumë se 400 parashutistë udhëtojnë si në Bosnje ashtu edhe në Kosovë dhe ata të pezulluarit tashmë do të humbasin medaljen dhe pagesën shtesë që zakonisht marrin për dislokimin jashtë shtetit.

Atyre u kërkohet ta përdorin muajin e pushimit për reflektim rreth atyre që ushtría britanike pret prej tyre. Megjithatë mësohet se po diskutohen edhe opsione për zëvendësimin e batalionit me një tjetër.

Ushtárët e përfshirë drejtpërdrejt në kasetën séksuale do të hiqen gjithashtu nga grupi i ardhshëm i batalionit Ajror “Battlegroup”, i cili mbahet në gatishmëri për t’u vendosur në përgjigje të krizave globale./ Burimi: The Times.co.uk | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME