HomeShowbiz

Dojna Mema në ‘The Voice Kids’ me veshje përherë të bukura

Dojna Mema drejtoi me sukses edicionin e tretë të ‘The Voice Kids’ dhe u komplimentua nga të gjithë. Ajo ra në sy për thjeshtësinë dhe origjinalitetin, ndërsa këtë eksperiencë në deklaratat që ka dhënë e ka quajtur si një sfidë të madhe për karrierën e saj televizive.

//www.instagram.com/embed.js

Kur ka vetëm 1 javë që është mbyllur edicioni i radhës i talent show-t të suksesshëm, Dojna ka publikuar në profilin personal fotot e ‘look-ut’ që ka zgjedhur për secilën nga netët e programit. Ndonjëherë e kemi parë të veshur me kostum, në shumicën e rasteve me fustane të shkurtër, por gjithmonë ndryshe dhe stil. Moderatorja ka ditur si ta përshtasë pamjen e saj me karakterin energjik. Ajo ka eksperimentuar në stile dhe ngjyra, por gjithmonë duke ju zgjedhur detaje nga trendet e fundit.

Po ju cilën preferoni ndër 7 veshjet e Dojnës?


TË NGJASHME