HomeSociale

Doktoresha shpik idenë “gjeniale” pas ndalimit të abortit në SHBA: Një klinikë në…

Ligji për ndalimin e abortit në shumë shtete amerikanë ka çuar mjekët në “shpikje” idesh dhe e tillë është rasti i Dr. Meg Auntry. Mjekja nga Kalifornia ka propozuar që të ndërtojë një klinikë aborti lundruese si një mënyrë për të shamngur politikat kufizuese të abortit në SHBA.

Duke qenë në ujëra, klinika i shmanget ligjit federal dhe kështu gratë mund të abortojnë shtatëzanitë e padëshiruara.

Meg dhe ekipi i saj kanë vendosur që ta hapin klinikën në Gjirin e Meksikës që fillimsht t’u shërbejnë sheteve jugore të prekura nga përmbytjet e fundit.

Ajo tha se klinika lëvizëze ishte “potencialisht opsioni më i shpejtë dhe më i përshtatshëm për disa nga këto paciente”.

Siguria është ende një shqetësim për bordin, të cilët janë përgjegjës për ofrimin dhe marrjen e kujdesit thelbësor shëndetësor.

Autry deklaroi se ata janë të vetëdijshëm për rrezíqet për ofruesit dhe pacientët, por se ekipi është i vendosur të ndihmojë gratë që kanë pak mundësi.

Deri tani ekipi i mjekëve ka marrë ‘mbështetje të madhe’ ndërsa vazhdojnë me planin e tyre dhe kërkojnë për një anije të përshtatshme për të kryer operacionet.

Ky lajm vjen pasi Roe V Wade u rrëzua nga Gjykata e Lartë para pak javësh.

Kjo do të thotë se Shtetet e Amerikës së Veriut tani mund të ndalojnë abortin. Disa do të zbatojnë kufizime të reja, ndërsa të tjerët do të riaktivizojnë ligjet e vjetra që do ta bëjnë të paligjshme aksesin në kujdesin shëndetësor themelor. Kjo edhe për rastet kur ngjizja është shkaktuar nga përdhùnimi ose inçesti./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME