HomeShowbiz

Doli me Sindin por e tërheq Melisa, Murati tregon edhe emrin e djalit që sheh si konkurrent

Murati ishte djali i ri i cili iu bashkua së fundmi formatit të shumë përfolur kohët e fundit, “PërPuthen”. Edhe pse eshtë një hyrje e re, ai arriti të marrë shumë komente pozitive, dhe të kthehet në të parapëlqyerin e publikut, duke i fituar zemrat e tyre.

Por gjatë puntatës së ditës së hënë, nga pyetjet dhe komentet e publikut, një ndër to ishte se cili nga djemtë e tjerë shihej si konkurrent i fortë nga djali simpatik nga Turqia.

Referuar pyetjes se cilin nga djemtë e sheh si konkurrent të fort, ai përmendi emrin e Fationit dhe i pyetur nëse do të dilte në takim me Ledianën, ai tha se momentalisht mendon se jo.

“Konkurrent shoh Fationin, i kam parë takimet e tij dhe më pëlqen mënyra se si i ngacmon vajzat. Me Ledianën kur kam ardhur nuk e kam menduar të dal me të, as tani nuk dua të dal me të, un nuk e di për të ardhmen, por tani jo. Melisa më tërheq më shumë fizikisht, është shumë e mirë”, u shpreh ai.


TË NGJASHME