HomePolitikë

Donald Trump, vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar

Këtë mëngjes, presidenti i SHBA, Donald Trump pritet të mbërrijë në Britaninë e Madhe për një vizitë zyrtare shtetërore tre-ditore.

Air Force One pritet të mbërrijë në aeroportin Stansted të Londrës në orën 09:00 të mëngjesit.

Mbretëresha do të organizojë një banket shtetëror në Buckingham Palace të hënën mbrëma për presidentin dhe Zonjën e Parë Melania Trump.

Përpara vizitës së tij, presidenti Trump tha për The Sun që ai po mbështeste kandidatin e lidershipit Tory Boris Johnson për të qenë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Të hënën, presidenti do të marrë një turne në Westminster Abbey dhe gjithashtu do të takohet me Princin Charles dhe dukeshën e Cornwall për çaj në Clarence House.

Në banketin shtetëror, Presidenti Trump dhe Mbretëresha do të bashkohen me Dukën dhe dukeshën e Kembrixhit.

Dukesha e Sussex nuk do të marrë pjesë pas lindjes së djalit të saj Archie, i cili është më pak se një muajsh.


TË NGJASHME