HomeShowbiz

Donaldi bën video me audion virale, trajneri i kthehet ashpër: Do të thyhen dhëmbët e vënë

Me siguri edhe ju e keni bërë një video me zërin e trajnerit të jogës, Klodian Murati, teksa në emisionin e Rudina Magjistarit rrëzohet duke performuar një ushtrim dhe direkt shprehet se e bëri kastile. Audioja është bërë virale në Tik-Tok, ku mes personazheve të njohur që e kanë përdorur është edhe Donald Veshaj.

Por si duket trajnerit nuk i ka pëlqyer aspak kjo dhe i ka kthyer një përgjigje të gjatë Donaldit në Instagram dhe më pas e fshiu.

“Donald bishti, mos tento ta provosh këtë prej vërteti se do thyersh krahët, këmbët edhe dhëmbët që i ke të vënë”, shprehet trajeri Klodi.

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë përjekur t’ia sqarojnë se kështu funksionon një video ose zë viral dhe nuk ka asjgë për t’u marrë seriozisht.

Ndryshe nga Klodi, Donaldi e ka marrë me sportivitet regimin e tij dhe në Instastory i ka shkruar:
“Hahahaha e shikon që të motivova. Asgjë personale. Ishte video funny. Të uroj gjithë të mirat! Mua ma rregullove ditën.”


TË NGJASHME