HomeShowbiz

Donaldi dhe Beatrix martohen sot në “Big Brother” (Video+Foto)

Mbrëmja e sotme mbyllet me një dasmë në ‘’Big Brother Vip’’. Disa orë më parë ‘’Vëllai i Madh’’ i kërkoi banorëve të organizonin një dasmë tradicionale jugu.

Për këtë ata vendosën që çifti i improvizuar të ishte Donaldi dhe Beatrix. E ftuar speciale në këtë festë erdhi këngëtarja e mirënjohur e muzikës  popullore Irini Qiriako.

Kjo mbrëmje kthehet në një ditë të shënuar për Donaldin dhe Beatrix. Ata kanë shkëmbyer më në fund puthjen romantike të shumëpritur.

Dyshja ka shfaqur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe spektakli i së martës do të sqaronte përfundimisht gjithë raportet dhe spekullimet mes tyre. Donaldi deklaroi se në këtë eksperiencë do të bëjë çfarë të ndjejë dhe se Beatrix është ajo që ai do.

Puthjet pasionante mes tyre vazhduan për disa minuta teksa të dy nuk i fshehën emocionet dhe sikletin ndaj njëri-tjetrit.


TË NGJASHME