HomeShowbiz

Donaldi shtang Beatrixën: “Po dola, nuk kthehem as po doli bileta”

Donaldi, Beatrix dhe Einxhel janë 3 banorët e nominuar për spektaklin e sotëm në ‘Big Brother Vip’ dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë.

Ndryshe nga Einxhel që e ka përdorur njëherë këtë mundësi, Donaldi dhe Triksa kanë edhe një shpresë nëse eliminohen sot. Dyshja kanë goglën e fatit dhe njëri prej tyre mund të ketë biletë kthimi, pra duke i dhënë mundësinë e rikthimit sërish në shtëpi.

Njërën nga këto bileta e ka përdorur Einxhel pak ditë më parë, tani është në lojë ende edhe një biletë tjetër, që e ka njëri nga banorët e vjetër të shtëpisë si Donald, Beatrix, Monika, Arjola, Beniada dhe Iliri.

Nëse eliminohet njëherë, Donaldi tha se nuk rikthehet me faktin se sipas tij atë nuk e do publiku duke shtangur Triksën me përgjigjen.

“Nëse dal nuk kthehem më”, tha Donaldi, teksa Beatrix e pyet: “As për mua”?

“Jo sepse nuk më do publiku këtu, me ty do e vazhdojë jashtë”, tha ai.


TË NGJASHME