HomeShowbiz

Donaldi “tradhtoi” DJ Dagz? Vjen reagimi i parë nga DJ PM

Dalja e DJ Dagz nga shtëpia gjatë spektaklit të të martës ishte e papritur. Ai doli në nominim me partneren e tij, Einxhel Shkira pasi nuk u zgjodhën për t’u shpëtuar nga banorët e tjerë të shtëpisë, mes tyre Donaldi dhe Beatrix, me të cilët DJ Dagz rrinte më shumë. Kjo solli pakënaqësi dhe përplasje. Mirëpo pakënaqësi ka sjellë edhe te publiku.

Beatrix dhe Donald janë komentuar shumë, pasi nuk shpëtuan njeriun e afërt, vetëm për shkak të një konflikti me Einxhel. Dagz e shprehu hapur zhgënjimin por së fundmi ka reaguar edhe DJ PM. Ky i fundit duket se ka marrë mesazhe të shumta mbi këtë situatë, sa që ka reaguar përmes një postimi në Instastory. Ai shkruan se ka pasur raporte të mira me të gjithë banorët dhe nuk dëshiron të përfshihet në debate.

Postimi:

Pershendetje t’gjitheve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”.

Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise. Ju don shoku PM shume.


TË NGJASHME