HomeModa

Doni të bëheni ‘çokollatë’ në plazh që ditën e parë ? Ja truket e thjeshta

Disa sekrete për ngjyrën e bukur

Te kryejme scrub 3-4 dite përpara se të ekpsozohemi në diellin e parë, është një këshillë shumë e vlefshme. Duke kryer procesin e eksfolimit me anë te skrapit, ne kemi larguar qelizat e vdekura nga lëkura jonë dhe kemi aktivizuar qeliza të reja dhe të pastra. Do të jenë pikërisht këto që do të na ndihmojmë jo vetëm të marrim ngjyrë të bukur sic dëshirojmë por edhe ta ruajmë gjatë atë.

Ripërsëriteni aplikimin e kremit të diellit cdo 120 -150 minuta. Kjo duhet të na vlejë si rutinë, jo vetëm kur ka diell por edhe ato ditët që na duket sikur dielli është fshehur tek retë. Dhe vecc kësaj është shumë e rëndëishme që të ndërrojmë ccdo 20-30 minuta mënyrën tonë të qendrimit ne diell. Duhet që pas këtij minutazhi të kthejmë nga dielli një pjesë të cilin ai nuk e ka prekur thuajse fare në këtë kohëqëndrim.

Jo parfumeve, antidjersave me esenca parfumi gjate kohës kur do të merni rreze dielli.

Është shumë e rëndëishme që gjatë kohës që jemi në plazh, të mos ngatërrojmë me njëra-tjetrën formulën kimike të produkteve të lartëpërmendura me atë të kremit të diellit. Nëse ne i kemi te dyja këto në lëkurë ato do te bashkohen me njëra -tjetrën duke humbur vlerat e kremit mbrojtës.

Kujdes me larjet ne det

Duhet të dimë gjithmonë dhe shumë mirë faktin që kur jemi në det, nuk jemi të mbrojtur nga dielli, edhe pse ka produkte për kujdesin e lëkurës që lexojnë kundraujit. Kështu që duhet ta llogarisim shumë mirë kohën që kalojmë duke u larë që të mos kalojë minutazhin që i kemi përcaktuar vetvetes të qëndrojmë në diell.

Pini sa më shumë ujë

Që të mbajmë sa më të hidratur organizmin tonë dhe te gjithë strukturën qelizore duhen të pini sa shumë ujë. Kjo na ndihmon të shtojmë edhe hidratimin e përgjithshëm të lëkurës e cila favorizon nxirje më të mirë edhe më të shpejtë.

Bëni banjë më ujë të vakët

Kur kthehemi në dhomën e pushimit është mirë të kryejmë gjithmonë nje dush. Temperatura duhet të jetë e vakët, madje për atë që nuk e kanë problem edhe e freskët. Nëse përdorim ujë të ngrohtë për shplarje do të favorizojmë procesion e deskuamimit ( rënies së lirë të qelizave, të cilat në këtë rast po na mbajnë ngjyrën e fituar).


TË NGJASHME