HomeTeknologji

Doni të njihni një partner por keni preferenca për shenjën e horoskopit? Ja aplikacioni që ju ndihmon

Krijuesit e Ilios, Gracian dhe Marion Mariathasan thonë se shpresojnë që ta zgjerojnë shpejt aplikacionin e ri. Ilios po bën një paraqitje të re në botën konkurruese të aplikacioneve për takime, i cili lejon që njerëzit të krijojnë kontakt sipas shenjës së tyre të horoskopit.

Ideja për aplikacionin Ilios i erdhi Gracian në vitin 2018, ndërkohë që ai ishte duke bashkëpunuar me një zhvillues tjetër, i cili u ankua për natyrën sipërfaqësore të aplikacioneve të takimeve. Ekipishpjegon se nuk dëshiron të depërtojë shumë në fushën e astrologjisë.

“Ne përdorim astrologjinë të kombinuar me numerologjinë për t’ju ndihmuar të gjeni lidhjet më të përshtatshme romantike, sociale ose shpirtërore. Ne përputhemi me preferencat tuaja të stilit të jetesës për të ofruar informacion shtesë për secilën prej lidhjeve tuaja të mundshme.”, thonë ata.


TË NGJASHME