HomeLajme

Doni të nxiheni shpejt? Këshillat që ju vijnë në ndihmë

Për vajzat është shumë e vështirë që të nxihen shpejt e mbi të gjitha pa u djegur.

Lëkura jonë ushqehet jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda, gjë që përbën arsyen se pse dieta është e domosdoshme, si dhe, natyrisht, përdorimi i vazhdueshëm i kremrave.
Ndaj ekspozimi ndaj diellit pa krem jo vetëm që nuk ju mundëson të nxiheni pa shkëlqim dhe që zgjat për shumë kohë, por kjo ju bën me te hapur ndaj rreziqeve shumë më të mëdha dhe serioze si djegia, eritema dhe melanoma.

Këshillat më poshtë do ju vijnë në ndihmë për një nxirje të shpejtë, të bukur dhe të shëndetshme:

-Kurrë mos dilni në diell pa krem. Ne ju këshillojmë që të pyesni farmacistin ose dermatologin tuaj, i cili dikur ka studiuar llojin tuaj të lëkurës dhe pigmentin tuaj, të ofrojë kremin që i përshtatet më mirë nevojave tuaja.

-Hidratimi i lëkurës. Sot në treg ekzistojnë shumë kremra me faktor të lartë mbrojtje, por edhe me mjetet e duhura që përshpejtojnë dhe stimulojnë rrezet.

-Suplementet për një ngjyrë të artë- Nëse doni të filloni të mbroni lëkurën tuaj nga brenda, ju mund të vendosni të merrni ilace që gjenden në farmaci.

-Për një nxirje perfekte mjaftojnë vetëm 100 gram karota në ditë, kajsi por tregohuni të gatshëm edhe për domate, kungull të verdhë dhe luleshtrydhe, përveç sallatës, cikores, lakrës, pjeprit, specit, qershive dhe bostanit.


TË NGJASHME