Lajme Sociale Teknologji

Doni të “zhdukeni” tërësisht nga Google? Mësoni rrugën

Nëse keni një llogari në Google, me shumë mundësi kompania i di të gjitha detajet tuaja të fshehta.

Në qoftë se jeni përdorues të “Gmail”, “Maps”, “Search”, apo të një produkti tjetër, shumë nga informacionet tuaja private ruhen në serverat e Google.

Tanimë ju mund t’i tregoni gjigantit elektronik çfarë të bëjë automatikisht me të dhënat tuaja nëse ndaloni së përdoruri produktet e tij, për shembull..pasi të vdisni.

Për ta realizuar një gjë të tillë ndiqni këto hapa:

1-Shkoni në adresën: myaccount.google.com
2-Shtypni “Data & Personalization”
3-Uleni faqen pak më poshte dhe selektoni “Make a plan for your account”
4-Klikoni “Start”
5-Më pas mund të zgjidhni se sa gjatë duhet të presë “Google” për të fshirë të dhënat tuaja, kur të shohë se keni qëndruar tërësisht inaktivë. Mundësia e parë është “3 muaj”, por mund të zgjidhni dhe më shumë se 18 muaj. Sipas kompanisë, do duhet një muaj para se llogaria juaj të bëhet zyrtarisht inaktive.

Ashtu siç tregojnë dhe fotot në galeri, mund të ofroni deri në 10 kontakte që Google mund t’i përdorë për të ndarë ndonjë informacion që ju do të zgjidhni, pasi të keni ndërruar jetë. Në fund mjafton të klikoni vetëm “Confirm Plan”.


Related posts

Arrestohen dy persona në Krujë, ja akuzat ndaj tyre

Xhensila Gotanews

Studentët sërish përpara Ministrisë së Arsimit, ja kur do mbahet protesta

Xhensila Gotanews

Hajini me gjithë lëkurë, këto fruta nuk kanë pikë vlere nëse i qëroni

Rita news
Na Kontaktoni!