HomePolitikë

Dora e Bashës në Rrugën e Kombit, Vizat dhe Naton

lulzimbasha

Shpesh herë e kemi dëgjuar shprehjen që dy shqiptar nuk gjenden dot me një mendje, por të gjithë e dimë një moment në historinë e afërt kur kjo shprehje ra poshtë. Ishin ditët e dhjetorit 1990, kur shumica dërrmuese e shqiptarve kërkuan ndryshim, kërkuan një Shqipëri si gjithë Europa. E jo vetëm shqiptarët brenda vendit por dhe ato shqiptarë që shikonin nga jashtë shtetit dhimbjen dhe vuajtjen tonë, dëshironin të njejtën gjë.

Vlerat perëndimore prej kohësh ishin kthyer në yllin polar të civilizimit modern, por vendin jonë ishte hallka e fundit që u thye, në radhën e zinxhirit të vjetër komunist.

Në vitin 1787, kur një nga etërit themelues të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Benjamin Franklin, po dilte nga mbledhja ku u vendos fati i shtetit më të fuqishëm në botë sot, e pyetën:

  • Doktor, çfarë kemi? Një Republikë apo një Monarki?
  • Një Republikë, nëse mund ta mbajmë. – iu përgjigj Franklin me buzë në gaz.

Pavarsisht unitetit peblishitar, pavarsisht 3 dekadave që kanë kaluar, dëshira jonë nuk është plotësuar akoma. Ndryshimi sot është mëse i dukshëm, por në aspektin e integrimit të vlerave europiane jemi akoma shumë të vonuar, sidomos në procese shumë të rëndësishme sic janë reforma në drejtësi, rregullimi i tregut të lirë dhe menaxhimi i resurseve kombëtare.

Në republikën parlamentare që zgjodhëm dhe që mezor po e mbajmë prej 30 vitesh, ne zgjedhim deputët, deputetët zgjedhin qeverinë, qeveria me në krye kryeministrin punon për programin që është votuar.

Personi më i pushtetshëm në Shipëri është Kryeministri, ai mund të bëhet promovues dhe motorr i integrimit të vlerave europiane ose jo. Gjithçka tjetër që nuk ecën në këtë drejtim bëhet pengese frenuese për realizimin e asaj dëshirës së madhe. Si pasojë individi kryeministër, karakteri i tij ose i saj, personaliteti, vlerat që është rritur ideoligjikisht dhe profesionalisht, kanë një peshë specifike të jashtëzakonshme në punën e tij si kryetarë i qeverisë së Shqipërisë.

Pretendeti për kryeministër, kandidati i opozitës së bashkuar dhe kryetari i Partisë Demokratike Z.Lulzim Basha është një model i ri i liderit shqiptar. Mbështetësit e tij e vlersojnë si lider europian, kundërshtarët e tij e etiketojnë të butë dhe të pa-aftë për të drejtuar.

Por si është Lulzim Basha vërtet? Një lider europian apo vërtetimi i steriotipit të vjetër që lideri duhet të jetë i fortë dhe i egër në mënyrë që të trembë armiqtë e tij brenda dhe jashtë vendit?

Z. Basha pasi mbaroi shkollën e mesme Sami Frashëri, nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Hollandë, ku u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare. Pas studimeve, z.Basha punoi për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe më pas si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Kontributi i tij direkt në shtet-formimin e Kosovës, siç ishte strukturimi dhe transferimi i Ministrisë së Drejtësisë nga EULEX në administratën shqiptare në Kosovë, është bërë publike nga z.Basha vetëm pak muaj më parë. Duke e parë si një shërbim ndaj kombit dhe jo në funksion të marketingut personal, z.Basha ka qënë gjithmonë i rezervuar në shpërndarjen e këtyre fakteve.

Hapja e Partisë Demokratike në 2005 për figura të reja me integritet dhe profesionalizëm të lartë, nga kryetari i kohës z.Sali Berisha, solli zgjedhjen e Z. Basha si deputet i qarkut të Tiranës. Nga ai moment atij ju besuan pozicione kyqe në qeveri të cilat ishin themelore për arritjen e disa momenteve historike të popullit shqiptarë siç ishte ndërtimi i “Rrugës së Kombit” kur ai ishte ministër i punëve publike e transportit, anëtarësimi në “NATO”, hapja e negociatave për liberalizimin e vizave dhe shpallja e pavarsisë së Kosovës, kur ai ishte ministër i jashtëm.

Në vitin 2009, ai zgjidhet deputet në qarkun e Elbasanit dhe ministër i brendshëm i kabinetit qeveritar Berisha 2. Më 8 nëntor 2010, Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Ky ishte një moment historik për çdo shqiptar pavarsisht krahave politike, pasi liria për të lëvizur si Europian, ishte hapi i parë që na bëri të rimendojmë atë dëshirën e madhe të viti 90, Shqipëria si gjithë Europa. Nën udhëheqjen e Kryeministrit të kohës z.Berisha, z.Basha gjeti të gjithë mbështetjen dhe vision për të shtyrë projektet që i ishin besuar në funksion të integrimit më të shpejtë në Bashkimin Europian.

Pavarsisht se integrimi në NATO, në rrafshin gjeo-strategjik ishte dhe do të jetë ndoshta një nga momentet kryesorë historike të kombit shqiptarë, kjo arritje nuk ndjehej shumë në jetën e përditshme të qytetarve. E si pasojë liberalizimi i vizave ngeli hapi më i fortë dhe më i ndjeshëm për qytetarët shqiptarë, pasi më në fund filluam dhe ne të ndjeheshim siç e meritojmë, qytetarë europian.

Në krahun tjetër, kryeministri aktual Z.Edi Rama kërkon mandatin e tretë qeverisës nën drejtimin e Partisë Socialiste. Pavarsisht debateve politike dhe strategjive të komunikimit, duhet të themi se Z. Rama në 2005 u zgjodh në krye të Partisë Socialiste pikërisht si një lider i ri me një program modern europian. Po ashtu puna e tij e vlersuar dhe ndërkombtarisht si kryetar i bashkisë Tiranë në vitin 2004, i dha mundësinë ti drejtohej antarëve të partisë dhe më vonë elektoratit shqiptar duke I thënë: “Më jepni mundësinë të bëj për Shqipërinë, atë çfarë bëra për Tiranën.”

Sot përplasja elektorale është shumë e fortë dhe ekstremisht e polarizuar, por ajo çfarë duhet të të kemi të gjithë parasysh është ajo dëshira që kishim, kemi dhe do kemi akoma. Një Shqipëri me vlera e europiane në qeverisje qëndrore dhe lokale. Sot duhet tw bindemi se lideri i fortë tregohet me punën që bën në funksion të një Shqipërie me standarte europiane dhe jo duke treguar forcën e pushtetit.

Më 25 prill, populli shqiptarë duhet të shkojë masivisht në zgjedhje dhe të votojë për interesin e tij personal, për interesin e familjes së tij, për interesin e komunitetit të tij dhe interesin e Shqipërisë. E ardhmja e kombit shqiptarë në drejtim të vlerave europiane kanë qënë, është dhe do të jetë filozofia e drejtimit të z.Lulzim Basha. Gjatë gjithë jetës së tij profesionale dhe politike, ai e ka provuar veten si një profesionist dhe politikan europian dhe tashmë është koha e duhur që Shqipëria të udhëhiqet nga një lider Europian.


TË NGJASHME