HomePolitikë

Dorëheqja e Ramës?/ Flet Kryemadhi

“Partia Demokratike dhe unë i kemi thënë po propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë që në datën 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, është Edi Rama”.

Kështu u shpreh sot lideri i demokrateve Lulzim Basha para gazetareve per nje tryeze dialogu para zgjedhjeve te 30 qershorit, ndermjetesuar edhe nga nderkombetaret. Por kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ne nje bashkebisedim me mediat tha se bisedime pa doreheqjen e Rames, nuk ka qene kushti i LSI, por i PD.

“Nga ne jo, ka qenë nga zoti Basha, ka qenë se dekreti i presidentit i 10 qershorit, ishte mundësi që i jepte Rames për c’tensionimin e situatës politike, dekretet për shtyrjen e zgjedhjeve ishin mundësi e madhe për te treguar që Rama kishte vullnet politik, për tju dhënë mundësi shqiptarëve për të zgjedhur, jo votuar. E kam thënë që dekreti ishte shans edhe për Bindjen Demokratike.,

Basha artikulon sot, ajo ka ndodhur, jo në publik, por është negociuar nga te gjithë palët për të pasur një lloj ,.. se në fund të fundit politika dialog është, pavarësisht se shihet se kur është në hall Rama dialogojmë, e kur eshte ne parajsen e vet, hajt se flasim.

Është e vërtetë por Rama nuk ka qene i sinqertë dhe transparent.

Basha duke qenë se 17 maji i tregoi se Rama jo vetëm nuk i qëndron marrëveshjeve por i kthen edhe në mekanizma që dëmtojnë politkkisht partinë që ulet në tavolinë me të por edhe shqiptarët.

kryemadhi3

LARGIMI I OPOZITES NGA TRYEZA E OSBE, KRYEMADHI: REAGIM EMOCIONAL I KASOS

E pyetur per largimin nga tryeza e OSBE per Reformen Zgjedhore sot e opozites, kryetarja e LSI tha se “ndoshta ka qene nje reagim emocional i Ivi Kaso, se ne kishim rene dakort qe te ishim te pranishem ne kete mbledhje te pare. Prezenca jonë ka qenë për të dhënë një sinjal duke pasur parasysh që negociata është më e rëndëishme se interesat e partive politike.

Per mua ftesa e OSBE ishte ftesë e cuditshme se erdhi menjëherë me letrën e hapur të dashurisë të Ramës, nuk kishim draft, pasi opozita mori vendim që do marri pjesë na u dërgua një axhendë, për mua ishte mungesë serioziteti nga ana e OSBE.”


TË NGJASHME