HomePolitikë

Dorëheqja Qatos/ Tabaku: Nesër nxjerrim provat

Në një postim në “Facebook” ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas dorëheqjes së drejtoreshës së ARRSH-së Sonila Qato. Tabaku shkruan se dorëheqja e Qatos ka qenë gati që dje e firmosur dhe se kryeministri Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS.

Tabaku thekson se çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut dhe se nesër PD do të sjellë prova për skandalin që e detyroi Qaton të largohet.

POSTIMI I TABAKUT
Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtoreshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Një dorëheqje që ka qenë gati që dje e firmosur!
Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!
Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut! Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.

Tabaku Fb

TË NGJASHME