HomePolitikë

Dorëhiqet kreu i AKI-së, dekorohet nga Haradinaj

maxhuni-haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare.

Ai me këtë rast ka falënderuar Shpend Maxhunin për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.

Haradinaj për kontributin e dhënë në obligimet shtetërore dhe institucionale e ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pa ndalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, shkruan Haradinaj në profilin e tij në Facebook.


TË NGJASHME