HomeSociale

Dorëhiqet prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme

Prokurori Petrit Fusha jep dorëheqjen pas një karriere të gjatë duke dalë në këtë mënyrë nga radhët e sistemit.

Burime për mediat thonë se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës i cili aktualisht ishte prokuror në institucionin qendror të akuzës e ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Arsyet e dorëheqjes nuk bëhen te ditura. Ndërkohë pritet që shkalla e parë e vettingut të ndërpresë procesin e rivlerësimit për subjektin Fusha.

Prokurori po vërtetohej me përparësi për shkak të funksionit si prokuror në prokurorinë e përgjithshme. Për të, KPK nuk e kishte ende caktuar datën e seancës dëgjimore publike.


TË NGJASHME