HomePolitikë

Dosja 184/ Prokuroria e Krimeve të Rënda heq dorë nga hetimi, ja çfarë ndodh tani

Prokuroria për Krime të Rënda shpall moskompetence per hetimin e dosjes 184, apo cilësuar ndryshe si ajo e vjedhjes së votave në Dibër.

Pas këtij vendimi të organit të hetimit të Krimeve të Rënda kjo dosje i kalon për hetim Prokurorisë së Dibrës, e cila do të vijoj¥ me procesin hetimor.

Fillimisht pritet të caktohet Prokurori që do të marre ne dore dosjen shume te perfolur hetimore e per te cilen opozita dhe kreu i dmeokrateve Basha ka numeruar fakte dhe te dhena te implikimit direkt te deputeteve te PS, e ministrave ne aferen e vjedhjes dhe blejes se votave.

Kujtojme se dosja 184 është regjistruar për veprat ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’. Ndërkohë vepra tjetër për të cilën po hetohet Dosja 184 është ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’.

Gazeta gjermane ‘Bild”, publikoi pak kohe me pare 16 përgjime të reja, në lidhje me skandalin e  blerjes së votave në Shqipëri.

Përgjimet e publikuara janë pjesë e dosjes 184 të prokurorisë, për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër.

Sipas “Bild”, përgjimet tregojnë se ka pasur një plan sistematik nga Partia Socialiste e kryeministrit Rama, për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017.

Në përgjimet e publikuara del emri i kryeministrit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish-deputeti Pjerin Ndreu, ish-deputeti Artan Gaçi, drejtor në ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, shefi i komisariatit numër pesë në Kamëz, Sali Skura si dhe drejtori i zyrës arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi.


TË NGJASHME