HomePolitikë

“Dosje që trondítin shumë zyrtarë”, gazetarja Hoxha: SPAK iu afrua folesë së grerëzave

Para dy ditësh kryeministri Rama në një konferencë për mediat foli me një gjuhë të ashpër për SPAK, ndërsa deklaratat e tij u panë si sùlm.

Por çfarë ka ndodhur? Sipas gazetares investigative Anila Hoxha, SPAK mund të ketë histori që u kallin frikën shumë zyrtarëve dhe kjo mund të jetë arsyeja e sülmit të fundit.

E ftuar në “Top Story”, Hoxha dhe se Prokuroria e Posaçme iu afrua “folesë së grerëzave” duke nxitur edhe reagimin e fortë të tyre.

Sipas Hoxhës, SPAK është i vetmi institucion që mund të çrrënjosë kòrrupsioni në këtë vend dhe nëse nuk e arrin ajo, nuk do ta arrijë asnjë tjetër.

 “SPAK mund të ketë histori që mund të trembin mjaft zyrtarë. SPAK iu afrua folesë së grerëzave. Ka pasur prova se historia e peshkut të madh u bë si historia e peshkut të artë. Një ish ministror i mjedisit, kemi prokuror Sali Hasën, Enkeleda Hoxhën. Nga shtatori ata i kanë testuar agjentët e BKH. Çështja Voda u përdor si një lloj testi për BKH. Autoritetet e drejtësisë dhe polícisë patën dekonspirim jo nga paaftësia, ka pasur persona që kanë ikur dhe nuk janë kapur, është efekti surprizë. Unë kam raportuar qëkur aty ishte reparti special, unë e dija çfarë ndodhte edhe çfarë lëvizte në ato korridore. Informacioni është kthyer në një kapsulë. Pak ditë më parë. Për mua është provë e fundit se si mund të çrrënjoset kòrrupsioni në këtë vend, nëse nuk e bën as SPAK”, tha Hoxha.


TË NGJASHME