HomeShowbiz

Drake dhe Chris Brown pajtohen pas kaq shumë kohësh?

Dikur kanë miq të ngushtë, por ishte një përleshje që çoi në prishjen e marrëdhënies së dy reperëve të famshëm Drake dhe Chris Brown.

Prej kohësh, dy djemtë s’kishin më asnjë lloj komunikimi me njëri-tjetrin por duket se më në fund kaq dritë jeshile për raportin e tyre.

Drake dhe Chris Brown kanë qenë të pranishëm në festën e ditëlindjes së një mikut të tyre të përbashkët dhe jo vetëm që kanë qëndruar pa problem në të njëjtin ambient, por edhe kanë festuar shumë pranë njëri-tjetrit, në grup.

Duket se gjakërat janë qetësuar dhe dy çunat e famshëm mund t’i shohim përsëri miq.

Përsa i përket Drake, ai triumfoi në “Billboard Music Awards” pasi arriti të rrëmbejë çmimin si ”Artisti i dekadës”.


TË NGJASHME